"Sezai Surroi": Ndahen diploma, tenxhere, thika, tharëse flokësh...(foto)
Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc pas përfundimit të arsimit të mesëm sot kanë pranuar edhe diplomat.
Në sallën sportive të këtij institucioni arsimor ushtruesi i detyrës së drejtorit Zejni Fejzullahu ka bërë ndarjen e diplomave për 289 maturantë, prej të cilëve 251 nxënës me katër dhe 38 me tri shkallë.
Derisa diplomat ndaheshin, në korridorin e kësaj shkolle zhvillohej “tregu”.
Në bazë të dëshmitarëve të cilët kanë raportuar në portalin informativ Titulli, në “tregun e shkollës” mund të gjendeshin sende të ndryshme nga amvisëria, si: tenxhere, tigan të ndryshëm, pajisje për tharje dhe hekurosje të flokëve, e deri tek kompletet me thika, që mund të jenë të rrezikshme për të qenë brenda ambientit të shkollës.
Burimi ynë thotë se bërja tregti e këtyre mjeteve në brendësi të vetë ndërtesës së shkollës nuk është e paraparë me rregullore, ndërsa gjithashtu mësohet se vetë udhëheqësia e shkollës ka lejuar që ky institucion arsimor të bëhet edhe me “tregun e saj”./Titulli.com/