Serbia nis tërheqjen e trupave ushtarake nga jugu me Kosovën Automjete të ushtrisë serbe duke lëvizur nga Vranja drejt Nishit, në jug të Serbisë, 30 shtator 2023.
Lokale

Serbia nis tërheqjen e trupave ushtarake nga jugu me Kosovën

30.Sep.2023 18:54
0

Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës, pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.

Kolona me automjete të ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i Radios Evropa e Lirë, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit.

Serbia kishte dislokuar trupat ushtarake në Vranjë, afër kufirit me Kosovën, pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit të dielën, ku mbeten të vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe tre sulmues.

Qeveria e Kosovës, SHBA-ja dhe BE-ja e kanë cilësuar si terrorist sulmin në Banjskë, ndërsa Serbia ka mohuar përfshirjen.

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën
Ambasadori amerikan Hovenier për BBC-në: Armatimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën s’është për ushtrime
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration