Serbia me “pozicione të reja” para takimit Kurti-Vuçiq: Çka ndërruan?
Rajoni dhe Politika

Serbia me “pozicione të reja” para takimit Kurti-Vuçiq: Çka ndërruan?

16.Apr.2023 12:11
0

Pas mbledhjes (të kush-e-di-të-satë) në Rashkë të Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës, shteti serb doli edhe me “Pesë Konkluzione” të cilat thotë t’i ketë bërë pjesë të platformës zyrtare negociuese me Kosovën në Dialogun e Brukselit. “Themelimi i menjëhershëm” i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe dhe tërheqja “e të gjitha” njësive speciale nga pjesa veriore e vendit, ishin dy prej këtyre të ashtuquajtura “konkluzione”.

Tashmë që janë bërë pothuajse një muaj që nga Marrëveshja e Ohrit (18 mars) dhe kur do të duhej që pas një muaji të paraqitet një draft-Statut fillestar për këtë Asociacion, Serbia deklarohet haptazi se si e parashohin atë dhe përkthehet vetëm në një fjali: “Jo siç e dëshiron Prishtina, por siç e kërkon Beogradi”. Ky Asociacion, siç pretendoi një numër herës i ashtuquajturi drejtor i një zyreje “për Kosovën” në qeverinë serbe, “është parakusht për kthimin e serbëve në institucione”.

“Është e domosdoshme që Asociacioni të themelohet urgjentisht, por jo në mënyrën që e dëshiron Prishtina. Ne nuk jemi të interesuar për këtë, i qëndrojmë marrëveshjes, dhe thamë se në pikën e dytë gjithçka duhet të jetë sipas Marrëveshjes për Asociacionin”, tha një ditë më parë Petkoviqi.

Deklarohet edhe Daçiqi

Dje u mbajtë një seancë qeveritare në Serbi saktësisht për këtë “konkluzione”. Ivica Daçiq, doli me një tregim se si qëndrojnë gjërat afro një muaj pas Marrëveshjes së Ohër për Shtojcën e Zbatimit të Marrëveshjes për Normalizim të Marrëdhënieve. “Topi është në oborrin e Prishtinës”, tha ai, derisa për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se "nuk ka më nga t'ia mbajë".

Cili top? Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, dhe “themelimi i menjëhershëm” i tij, thotë ministri serb i jashtëm. “Nga Kurti tash pritet formimi i menjëhershëm i Asociacionit dhe hapi bash i rradhës është prezantii i një versioni të statutit të ZSO-së (Zajdenicës, siç e quan pala serbe)”. Daçiq ka edhe një pohim tjetër, që sipas tij, Kurti është në pozitë të rëndë.

Tash Kurti më s’ka nga t’ia mbajë dhe prandaj ky moment është i rrezikshëm. Nëse Kurti nuk do ta formojë ZSO-në, i mbetet vetëm ta intensifikojë situatën në terren dhe të ketë incidente, arrestime, disi ku do të mund të thuhej se kjo gjë duhet të presë për një kohë tjetër”, ka thënë Daçiq. Sipas tij, Prishtina nuk po mund ta shmang atë, “sepse po të mundin do ta bënin”.

Propaganda vazhdon...

Ivica Daçiq duke folur për konkluzinet e Rashkës tha se “kanë përgjigje” ndaj veprimeve të Prishtinës. Asociacioni dhe tërheqja e njësive speciale nga veriu i Kosovës, janë bosht i këtyre konkluzioneve, bën të ditur ai. “Prishtina nën preteksin e luftimit të korrupsionit, po fuqizon prezencën në veri, gjë që s’kanë të drejtë ta bëjnë simbas Marrëveshjes së Brukselit”.

Duke interpretuar në mënyrë jo korrekte atë që është pajtuar rreth targave dhe duke vendosur afate, ato po çojnë në situata problematike. Kemi propozime të shumta për ta zgjidhur këtë”, shtoi ai. Ai thekson se nëse shteti i Kosovës për shkak të targave “sekuestron vetura, ngacmon dhe arreston njerëz, do të ketë masa reciproke dhe përgjigje të duhur nga Beogradi”, tha mes tjerash Ivica Daçiq.

Rikthehet çështja e targave “KM”

I ashtuquajturi “konkluzion i parë i Rashkës” ishte rreth targave KM. Serbia kërkon nga komuniteti ndërkombëtar t’i reagohet Kurtit për çështjen e targave, ngase thonë se po shkeleet marrëveshje e targave dhe lirisë së lëvizjes. "Kurti nuk ka të drejtë të ndalojë targat KM”, thotë ai.

Sepse nëse nuk dëshiron marrëveshje rreth kësaj, si do të dojë marrëveshje për Asociacionin. Është qartësisht e nënvizuar se ekipi negociator do të dal me një kompromis të fundit, nëse Prishtina refuzon edhe atë, Beogradi do të dal me masa arbitrare në lidhje me targat RKS”, ka thënë Petar Petkoviq.

Takimi i rradhës i Nivelit të Lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, ndonëse nuk është dhënë ende një datë zyrtare, Daçiq ka thënë se “mendon” se do të jetë “dikur në maj”, ndërkaq Besnik Bislimi pati deklaruar se kishin kërkuar që ajo të ndodh më 22 prill, por se një datë e tillë nuk kishte qenë e mundur.

Bërnabiç: Topi është në fushën e Kosovës, Asociacioni pika e parë e rendit të ditës
Gjermani: Mungesa e punëtorëve të kualifikuar preku rekord më 2022
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration