Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj, 4 milionë doza
Lokale

Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj, 4 milionë doza

17.Apr.2021 09:08
0

Serbia planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) deri në fund të majit.

Ministri i Inovacioneve dhe Zhvillimin Teknologjik në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviç, tha se Instituti Torlak në Beograd do të prodhojë 4 milionë doza të vaksinës në fazën e parë.

Popoviç tha se 3.000 shishe të përbërësve 1 dhe 2 janë mbushur në Torlak.

"Rreth 1.100 shishe të dy përbërësve do të dërgohen në Institutin Gamaleya në Moskë, ku do të analizohen nga ekspertët për 21 ditë dhe do të vendoset nëse Torlak është i gatshëm të fillojë prodhimin", tha Popoviç.

Serbia deri më tani ka vaksinuar gati 2 milionë nga gjithsej rreth 7 milionë banorë me dy doza të vaksinave COVID-19.

Serbia gjithashtu u bë një qendër rajonale për vaksinimin pasi ftoi qytetarët nga vendet fqinje të marrin vaksina falas.

Serbia gjithashtu planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sinopharm të Kinës.

Ajo ka regjistruar 654.870 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit 2020./AA/

Leonardo da Vinci, misteret e jetës së një gjeniu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration