
Serbia arreston një "spiun kroat", rriten maksimalisht tensionet Serbi-Kroaci
Mediat serbe po raportojnë se Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA) ka arrestuar një agjent të huaj në Beograd.Në anën tjetër mediat kroate thonë se i arrestuar në Beograd është ‘spiun kroat’.
“Bëhet fjalë për pjesëtarin e Agjencisë Kroate të Informimit-Sigurisë (SOA) ose për pjesëtarin e Shërbimit Informativ Ushtarak kroat (VSOA)”, thonë mediat kroate.
Deri me tash nuk janë dhënë më shumë informacione zyrtare se për kë bëhet fjalë.
Nëse agjenti i arrestuar është kroat, kjo mund t’i ngris edhe më shumë tensionet ndërmjet dy shteteve, të cilat tash e një kohë po garojnë se cila është më e fuqishme ushtarakisht.