Serbi:Protestë e mediave me ballina të zeza dhe errësim në internet
Lokale

Serbi:Protestë e mediave me ballina të zeza dhe errësim në internet

29.Sep.2017 08:04
0
Mediat e pavarura në Serbi e kanë dënuar atë që e kanë cilësuar si përkeqësim të situatës së mediave të lira në këtë vend

Afro 150 kompani mediale dhe organizata joqeveritare sot i kanë errësuar faqet e tyre në Internet për një orë në mesditë, me shpjegimin me shkronja të bardha se” kjo është ajo që duket sikur nuk ekziston shtyp i lirë”.

“Fushatës protestuese me emrin “Të ndalet errësira e mediave në Serbi”, i janë bashkuar disa gazeta të pavarura. E përditshmja Danas sot është botuar me faqen e parë të zezë me shkrimin “duket se sikur atje nuk ka media të lira”.

Një numër i stacioneve të radios dhe të televizionit kanë transmetuar muzikë të shkurtër dhe video, me mesazhin e fushatës protestuese.

Megjithatë, ky aksion është bojkotuar nga mediat shtetërore dhe pjesa më e madhe e kompanive kryesore mediale.

Organzuesit e protestës thanë se aksioni ka për qëllim të tërhiqet vërejtja në opinion, “se liria e mediave në vendin tonë po vdes dhe se ne të gjithë duhet të luftojmë për ta mbrojtur atë”.

Në deklaratën e organizuesve theksohet, po ashtu se fushata ka për qëllim që t’i përkujtoj njerëzit se mediat e lira ekzistojnë në Serbi.

Në komunën e Bujanocit mungon grumbullimi i organizuar i qumështit
Sanohet kulmi i shkollës "Sezai Surroi" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration