Serbët e Preshevës do të dalin me një listë në zgjedhje lokale
Lokale

Serbët e Preshevës do të dalin me një listë në zgjedhje lokale

16.Mar.2016 10:11
0
Liderët e partive serbe në Preshevë kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni mbi pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet lokale të 24 prillit.

Lista e partive serbe është emërtuar “Lista unike serbe – Serbia fiton”, marrëveshjen për koalicion e kanë nënshkruar tetë parti, ndërsa pritet që atyre t’i bashkohet edhe partia e pensionistëve PUPS.

“Qëllimi i koalicionit është që të marrim sa më shumë vota, të kalojmë pragun dhe të fitojmë dy mandate të këshilltarëve. Është reale që me PUPS-in të fitojmë madje edhe mandatin e tretë”, ka thënë për “blic”, Dragoljub Filipoviq, njëri prej nënshkruesve të koalicionit, transmeton Titulli.com.

Për shkak të mos unitetit të subjekteve politike serbe, bashkësia etnike serbe nuk ka qenë e përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Preshevës./Titulli.com/

Arkivi i Maqedonisë: Forcat e armatosura shqiptare në Preshevë e Karadak
Qeveria ndan mjete për sanimin e pasojave nga vërshimet, në Bujanoc nuk ka pasur dëme të theksuara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration