Seminari i parë edukativ shqip në Preshevë "Bashkëpunimi i edukatoreve me prindërit" (foto&video)
Qendra për Arsim në Preshevë "CFE" ka realizuar projektin me qëllimin përsosja dhe zhvillimi profesional i edukatoreve që punojnë në Entin parashkollor në Preshevë dhe Bujanoc.Ky program është dedikuar kryesisht për mësimdhënësit shqiptar, faza e parë e projektiti ka mbaruar me 40 edukatore nga Presheva e Bujanoca që kanë ndjekur trajnimin me temë “Bashkëpunimi i edukatoreve me prindërit”.
Pjesa tjetër e programit do të zhvillohet pas dy javëve me mësimdhënësit e ciklit të ulët dhe kjo është hera e parë që organizohen në Luginë të Preshevës trajnime e seminare të këtij niveli në gjuhen shqipe.
Ky projekt është mbështetur nga OSBE dhe po implementohet nga Qendra për Arsim-CFE në Preshevë./Titulli.com/