Selimi: Thaçi duhet t’i kundërpërgjigjet Daçiqit
Lokale

Selimi: Thaçi duhet t’i kundërpërgjigjet Daçiqit

09.Jan.2013 23:20
0
presheve-lapidariKryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nëse përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë nuk largohet para datës 16 janar, atëherë ajo do të largohet me forcë. E Daçiqit, duhet t’i kundërpërgjigjet Hashim Thaçi, kështu ka thënë për Indeksonline, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. “Kryeministrit serb duhet t’i kundërpërgjigjet për këtë deklaratë vetë ai që po takohet me të në Bruksel. Pra, kryeministri Hashim Thaçi” ka thënë Selimi për Indeksonline. Selimi ka thënë se përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë, nuk është vetëm e Preshevës, por është një tërësi e shqiptarëve. “Nëse Serbia arrin të largojë këtë përmendore nga Presheva, atëherë qeveria serbe avancon përpara “në luftën” me Kosovën” ka thënë deputeti Selimi. Ndërkohë, kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se nëse nuk largohet kjo përmendore deri më 16 janar, ai nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi me 17 janar në Bruksel./Titulli.com/ ____________________________________________________________________________________________________________________________ http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=hOcdxrmw904
Mustafa: Nësë hiqet lapidari, unë do të jap dorëheqje
OSBE organizon takim me përfaqësuesit shqiptar të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration