Selimi e Hasani: Do ta mbrojmë edhe me luftë lapidarin
Lokale

Selimi e Hasani: Do ta mbrojmë edhe me luftë lapidarin

15.Jan.2013 21:08
0
Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi i Vetëvendosjes dhe Nait Hasani i PDK-së, nuk përjashtojnë mundësinë e shpërthimit të një konflikti në Luginë të Preshevës në qoftë se autoritetet serbe ndërmarrin hapa për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se situata në Luginën e Preshevës mund të eskalojë në rast së preket lapidari i UÇPMB-së në Preshevë. Ai ka shtuar se ata që e përjashtojnë luftën si mundësi për t’i mbrojtur shqiptarët, gabohen. “Sulmi i Serbisë ndaj lapidarit është edhe sulm ndaj shqiptarëve. Nuk po them e as nuk po thërras për mobilizim, por po e tërheq vëmendjen se situata mund të eskalojë. Po them se lufta mund të ndodh”, ka thënë Selimi në Rubikon të KTV-së, transmeton Telegrafi. Edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka qenë në të njëjtën vijë me Selimin sa i përket lapidarit të UÇPMB-së. Ai ka thënë se shqiptarët e Kosovës janë të gatshëm t’i mbrojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës. “Jemi të gatshëm t’i mbrojmë të drejtat e tyre edhe me luftë. Do të shkojmë t’i mbrojmë shqiptarët nëse preket lapidari”, ka thënë Hasani. /Titulli.com/
Kaloi afati ligjor që të largohet lapidari në Preshevë
Thaçi takon liderët e Luginës, problemi i përmendores të zgjidhet me dialog
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration