Seancë konstituive në Preshevë
Kuvendi i komunës së Preshevës të Hënën më 19 Shkurt do të mbajë seancën konstituive dhe pritet të zgidhen organet komunale.Në këtë seancë fillimisht do të bëhet verifikimi i mandatave dhe pastaj do të hapen mundësitë për zgjidhjen e pozitës së kryetarit, zëvendëskryetarit, sekretarit të kuvendit dhe kryetarit të komunës së Preshevës, shkruan Ttitulli.com.
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi dhe kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Sami Salihu më 6 Shkurt kanë nënshkruar marrëveshjeve politike për bashkëqeverisje me komunën e Preshevës.
Të dy këto subjekte përbëjnë 18 këshilltarë ndërsa pritet që gjatë seancës do ti bashkangjiten 2 këshilltarë serb dhe bashkërishtë përbëjnë një shumicë ndaj 38 këshilltarëve që ka kuvendi komunal i komunës së Preshevës.
Në komunën e Preshevës janë mbajtur zgjedhjet lokale më 24 Dhjetor 2017 dhe Alternativa për Ndryshim me 15 këshilltarë, Partia Demokratike Shqiptare 11 këshilltarë, Partia për Veprim Demokratik 6 këshilltarë, Lëvizja për Reforma –PDSH 3 këshilltarë, Lista Serbe me 2 këshilltarë dhe 1 këshilltarë nga Bashkimi Demokratik i Luginës./Titulli.com/