Seancë dëgjimore për Luginën e Preshevës në Senatin Amerikan: Pakica shqiptare i nënshtrohet diskriminimit
Për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është diskutuar në Senatin amerikan.
E pikërisht sot, në seancën dëgjimore mbi angazhimin amerikan në Ballkan, senatori Bob Menendez kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, e specifikisht për pasivizimin e adresave.
Poashtu senatori Menendez në këtë seancë dëgjimore nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia.
Një delgacion politik nga Lugina e Preshevës me 2 mars të këtij viti u takuan me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez.
"Senatori Menendez keërkon nga Administrata Amerikane dhe specifikisht nga Departmenti Shtetit që të angazhohet më shumë për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke thenë se ‘si është e mundur që Serbia bënë kaq shumë presion për më shumë të drejta për serbët në Kosovë, gjerësa diskriminon thellësisht dhe sistematikisht shqiptarët etnikë në Luginë të Preshevës, duke pasivizuar adresat e tyre e duke i çregjistruar si banorë e qytetarë të atij vendi", ka shkruar Faton Bislimi, pjesë e delgacionit politik nga Lugina e Preshevës.