Sami Salihu zgjidhet kryetar i kuvendit komunal të Preshevës (video)
Me 20 vota të këshilltarëve të kuvendit u votua Sami Salihu për këtë pozitë në bazë të marrëveshjes politike mes Alternativës për Ndryshim, Lëvizjes për Reforma PDSH dhe këshilltarëve të listës serbe.“Ju falënderoj për besimin që më dhatë për mandatin e ardhshëm, për kryetar të kuvendit komunal. Është dita e parë do të doja të nisë me një falënderim për qytetarët e komunës së Preshevës dhe gjithë ata që ndihmuan për këto procese”, u shpreh Salihu, shkruan Titulli.com.
Ai ftoi të gjithë të punojnë për një qasje në të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës.
Gjithashtu në të njëjtën seancë për zëvendës kryetar të kuvendit u zgjodh Branko Trajkoviq nga lista e partive serbe ndërsa sekretar Avni Aliti.
Gjithashtu në të njëjtën seancë për zëvendës kryetar të kuvendit u zgjodh Branko Trajkoviq nga lista e partive serbe./Titulli.com/