Sami Salihu zgjidhet kryetar i kuvendit komunal në Preshevë
Në seancën konstituive të kuvendit komunal të komunës së Preshevës, Sami Salihu është zgjedhur kryetar i asamblesë komunale.
Salihu mori pro 22 vota, 10 kundër dhe 3 të pavlefshme dhe ishte i vetmi propozim kandidat për këtë pozitë nga marrëveshja e koalicionit qeverisës PDSH, PVD, LR dhe UDSH që përbëjnë 22 këshilltarë nga 38 sa numëron gjithsejtë kuvendi.
Sami Salihu, është pjesë e listës së LR-së dhe ka falënderuar përkrahësit për mbështetjen dhe është zotuar se do të punojë sipas ligjit.
Brenda kësaj seance është planifikuar të zgjidhen edhe zëvendës/kryetari dhe sekretari i kuvendit ndërsa pas seancës konstituive mundë të ftohet edhe seancë tjetër për zgjedhjen e organeve tjera ekzekutive komunale./