“Sami Frashri” në Lluçan, shënon 100 vjetorin e Pavarësisë
Lokale

“Sami Frashri” në Lluçan, shënon 100 vjetorin e Pavarësisë

27.Nov.2012 00:50
0
Në vigjilje të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë i gjithë kombi shqiptarë kudo që jeton ata po festojnë këtë festë madhështore në mënyra nga më të ndryshmet të mundshme. Por këtë shekull shqiptar më së shumti do ta kujtojnë gjenerata e reja që vijnë, rriten, shkollohen dhe e transmetojnë në brezat e ardhshëm se si dhe ku u shënua ky 100 vjetor. 

Për këtë është kujdesur dhe drejtoria e shkollës fillore në Lluçan “Sami Frashri” me drejtorin e saj Fehmi Isufi, të cilët me nxënësit e kësaj shkolle kanë organizuar (26 nëntor 2012) një program festivë, ku kanë marrë pjesë, nxënës të kësaj shkolle, prindër dhe mësimdhënës për ndër të 100 vjetorit. Nxënësit kanë performuar në prani të gjithëve me valle shqiptare dhe recitime kushtuar për heronjtë e kombit që kanë kontribuar në historinë e popullit shqiptar.

Ngjarja është zhvilluar në korridorin e shkollës fillore “Sami Frashri”, ku hapjen e programit festivë e ka bërë drejtori i kësaj shkolle Fehmi Iufi i cili duke i përshëndetur të pranishmit theksoi se “nëntori është muaji i ngjarjeve të rëndësishme historike dhe kulturore të kombit shqiptar. Kjo ditë i bashkon shqiptarët  kudo që janë e sidomos në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë të shtetit shqiptar”.

Nën përgatitjen koreografike Nurtene dhe Fehmi Isufit si dhe në bashkëpunim me nxënësit, festa ka vazhduar me valle shqiptare dhe recitime të përgatitur enkas për këtë festë që shënon dhe aktivitetin me këtë rast. Në fund programi është mbyllur me këngën e njohur “Xhamadani Vija Vija”. /Valon Begazdi/Titulli.com/
Nagip Arifi vendos flamurin në ndërtesën e Komunës (foto & video)
Politikanët e Luginës mendojnë vetëm për vete!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration