Sadiku dhe Kamberi diskutojnë edhe për mbështetjen e sektorit të shoqërisë civile në Luginë
Lokale

Sadiku dhe Kamberi diskutojnë edhe për mbështetjen e sektorit të shoqërisë civile në Luginë

26.Jun.2014 16:56
0

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Belgzim Kamberi ka takuar të enjten në Preshevë, shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.

Zyrtari nga Republika e Kosovës dhe kryetari i KDNj-së kanë diskutuar lidhur me gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se sektori vendor joqeveritar duhet të jep edhe më shumë kontributin e tij, në zhvillimin e proceseve progresive vijuese lidhur me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, përfshirë edhe gjatë proceseve të mëtejme të bashkëpunimeve ndërkufitare, të mbështetura nga autoritetet e Bashkimit Evropian. 

Ambasadori Sadiku e ka siguruar Kamberin, për mbështetjen e autoriteteve të Prishtinës zyrtare, edhe ndaj sektorit të shoqërisë civile në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si një sektor i rëndësishëm për zhvillimin dhe demokratizimin e rajonit.

Duke e shprehur mirënjohje e tij për përkushtimin e deritanishëm të Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, kryetari i KDNJ-së ka parashtruar megjithatë nevojën e një angazhimi edhe më dinamik të Prishtinës zyrtare në raport me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën në veçanti dhe me shqiptarët në Serbi në përgjithësi, njofton Shërbimi për Informim i Këshillit për të Drejtat e Njeriut./Titulli.com/

 

Bisedat Informative na kujtojnë periudhën e Millosheviqit në Luginë
Arifi e Mustafa takohen me diplomatin kosovar (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration