Sa vota morën dy listat shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2023
Lokale

Sa vota morën dy listat shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2023

18.Dec.2023 10:17
0

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura të dielën e 17 dhejtorit  morën pjesë dy lista shqiptare nga Bujanoci e Presheva prej të cilave Shaip Kamberi e ka siguruar një ulëse në parlamentin e Serbisë, shkruan Titulli.com.

Sipas rezultatit të përpunuar prej 7.838 nga 8.273 vendvotime nga Komisioni Republikan Zgjedhor lista “Beteja e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” ka fituar 13.434 vota ndërsa lista "Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”  Visar Mehmeti ka fituar 3.152 vota.

Rezultate akoma nuk janë zyrtare nndërs fituesi i mandatit shqiptar, Shaip Kamberi ka festuar fitoren e zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave, që nënkupton 129 ulëse në Parlament./Titulli.com/

Vuçiq: Do të ketë lëshime ndaj Kosovës por do ta ruajmë atë si pjesë të Serbisë
Tuneli i zbuluar në kufirin me Gazën nxit kritika ndaj inteligjencës izraelite
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration