S’ka marrëveshje në Këshillin Kombëtar Shqiptar, organin e përkohshëm e emëron ministri Foto nga seanca konstituive
Lokale

S’ka marrëveshje në Këshillin Kombëtar Shqiptar, organin e përkohshëm e emëron ministri

14.Jan.2023 08:40
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të qeveriset përmes një organi të përkohshëm të emëruar nga Ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Tomislav Zhigmanov, shkruan Titulli.com.

Ai përmes një letre dërguar ditë parë sqaroi se me 14 janar përmbushen kushtet ligjore për futjen e masave të dhunshme për shkak mungesës së një marrëveshjeje për të bërë shumicën dhe bashkë qeverisur me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Pas shumë tentimeve të 5 listave shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar  nuk u arrit një marrëveshje për të qeverisur me këtë institucioni.

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së premte (13 janar) kishte ftuar në takim përfaqësuesit politik të 4 partive shqiptare për të arritur një marrëveshje për KKSH por rezultoi pa sukses.

Zgjedhjet për anëtar të Këshillit Kombëtar Shqiptar janë mbajtur më 13 nëntor 2022 ndërsa morën pjesë 5 lista zgjedhore dhe fituan PVD-5 anëtarë, APN-5, LPD-2, PD-2 dhe PDSH-1 anëtarë nga 15 sa ka gjithsejtë kuvendi në KKSH./Titulli.com/

Fajon: Integrimi i Ballkanit Perëndimor si përgjigje e BE-së ndaj ndikimit rus në rajon
PVD sqaron pse nuk u formua shumica qeverise në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration