RTV "Presheva" mes dilemës së aksionerëve, me ushtrues detyre deri në vendimin e gjykatës
Radio Televizioni "Presheva" është kthyer në statusin e ndërmarrjes publike informative deri në shqyrtimin e lëndës gjyqësore, ka thënë për beta Shenur Jahiu, ushtrues detyre i drejtorit të kësaj ndërmarrje.Ai është shprehur se është rikthyeer në këtë status për arsyen se Agjensioni për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ta regjistroj këtë nërmarrje si shoqëri aksionare përshkak se një grup i puonjëesve brenda institucionit ka ngritur padi gjyqësore, transmeton Titulli.com.
Jahiu theksoi se deri te kjo situatë ka ardhur përshak të paknaqësisë brenda punëtorëve kur është sjellë vendimi se aksionet i takojnë vetëm një puntoreje në këtë institucion.
Përfaqësuesit e RTV “Presheva” janë nga të parët që kanë marrë vendimin për ndarjen e askioneve më 18 Shkurt të vitit 2016 dhe në bazë të atij vendimi aksionet i kanë takuar vetëm Ardita Saqipit.
Shenur Jahiu është zgjedhur nga kuvendi komunal i Preshevës, ushtrues detyre i drejtorit të RTV “Presheva” deri në zgjidhjen e procesit të lëndës në gjykatë./Titulli.com/