RTK: Rreth 8 mijë shqiptarëve në Luginë të Preshevës u pasivizohen adresat
Lokale

RTK: Rreth 8 mijë shqiptarëve në Luginë të Preshevës u pasivizohen adresat

11.Aug.2023 09:46
0

Rreth 8 mijë banorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës u janë pasivizuar adresat, një masë e shtetit serb që po u pamundëson shqiptarëve pajisjen me dokumente pas skadimit të tyre.

 

Kjo është një nga mënyrat e presionit për largimin e shqiptarëve nga Serbia, duke u pamundësuar edhe qasje në pronat e tyre

Nexhat Ibrahimi, banor i fshatit Shoshajë në Komunën e Preshevës, tha për RTK-në se ka disa javë që ka mbetur pa dokumente të Serbisë, pasi atij i është pasivizuar adresa në shtëpinë ku jeton. 

 

Edhe përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, këto veprime të institucioneve serbe karshi shqiptarëve në Luginë i quan tendencë të shtetit për zvogëlimin e popullsisë shqiptare, teksa thotë se ekziston frika nga forcimi politik etnik shqiptar në këto treva.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Afiri tha se nuk kanë statistika zyrtare për pasivizimin e adresave, por nga të dhënat e mbledhura jo zyrtarisht vetëm në Komunën e Bujanocit, janë pasivizuar afro 2 mijë adresa të banorëve shqiptarë.

 

Nga këshilli për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës , thanë se pasivizimi i adresave është zbatim selektiv i ligjit për vendbanime .

Pasivizimi i adresave të banorëve shqiptarë në Luginë, është një ndër pabarazitë që po u shkaktohet banorëve shqiptarë. Shumë nga ta, përmes pasivizimit që Serbia e bën duke zbatuar ligjin njëanshëm, po mbesin pa qasje në pronat e tyre./RTK/

 

Diskriminimi në Preshevë: Serbia gjobit shqiptarët që ekspozojnë flamurin kuq e zi (video)
Rrëzohet një aeroplan në Serbi, vdes një person
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration