"Rruga drejt së vërtetës" në Preshevë dhe Bujanoc (Video)
Lokale

"Rruga drejt së vërtetës" në Preshevë dhe Bujanoc (Video)

08.Jun.2015 19:37
0
Filmi më i ri në Luginën e Preshevës titullohet "Rruga drejt së vërtetës". Ky film është prodhuar nga shoqata kulturore Dituria e cila shtrinë aktivitetin e saj në qytetin e Preshevës dhe Bujanocit.

Filmi, me skenar dhe regji të aktorit dhe regjisorit Enver Halimit, synon të sjellë një vizion më të qartë mbi agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Ndikimi i agjërimit në sfera të ndryshme të jetës së përditshme është tematika me të cilën është zhvilluar filmi. Ai trajton sfidat me të cilat ballafaqohet një agjërues gjatë ditës së punës, ushtrimeve në futboll e sprovave shëndetësore.

Filmi është xhiruar në Luginë të Preshevës nga produksioni filmik “Neë Vision” i cili ka bërë edhe montazhin e tij. Ndërkohë në film ndodhë një bashkëpunim i personazheve nga Lugina e Preshevës dhe Kumanova, njofton “Dituria”.

Sipas organizatorëve dhe realizuesve, premiera e filmit do të jepet në dy qendrat e Luginës së Preshevës.

“Në Preshevë premiera e filmit do të jepet të premten më 12 qershor në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”, ndërsa në Bujanoc premiera e filmit do të jepet të shtunën më 13 qershor në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës”, thuhet në njoftimin  e shoqatës.

Filmi “Rruga drejt së vërtetës” është një objektiv tjetër me të cilin shoqata kulturore Dituria synon të përmbush për shoqërinë shqiptare myslimane të Luginës së Preshevës dhe më gjerë.

“Ky film i prodhuar është një rezultat edhe më i madh për këtë organizatë që në programin e vet të aktiviteteve e ka avancimin e kulturës në Luginë të Preshevës”, thuhet në fund të njoftimit. /Titulli.com/

VIDEO

Arbnori në listën e De Biasit
RTV Aldi dhe RTB në platformën digjitale (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration