Rrahet kryetari i Partisë Republikane, dega e të cilit vepron edhe në Luginë
Lokale

Rrahet kryetari i Partisë Republikane, dega e të cilit vepron edhe në Luginë

21.Jul.2015 15:13
0
Ka ndodhur një rrahje e madhe në gjykimin për tentim vrasjen e kryetarit të Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq.

Së pari, para gjykatës janë rrahur Nikolla Sandulloviq dhe Zoran Teshiq, që më vonë të pasojë një përleshje më e madhe. Të përfshirët në këtë rrahje fizike mezi i ka ndarë roja e gjykatës.

Gjykimi i përsëritur për tentim vrasje të Nikolla Sandulloviq, sot (e martë) nuk është mbajtur për shkak të rrahjes masive e cila ka ndodhur para Pallatës së Drejtësisë në Beograd, pikërisht para fillimit të gjykimit, që ishte planifikuar për orën 10h.

Incidenti ndodhi kur u përplasën fizikisht i akuzuari për tentim vrasje Zoran Teshiq dhe Sandulloviq, dhe pastaj ka pasuar rrahja e disa njerëzve të Teshiqit dhe dy shokëve të Sandulloviqit.

Zëdhënësi i Gjykatës së Lartë në Beograd, Tanja Kolenshiq i ka thënë Tanjugut se deri te incidenti erdhi pak para se palët të ftoheshin për të hyrë sallën e gjyqit, rreth orës 9:55 minuta.

Pjesëmarrësit në rrahje i ka ndarë roja e gjykatës, ndërsa më pas janë marrë nga policia, patrullat e të cilave kanë mbërri në vendngjarje, ka shtuar Kolenshiq.

Në lidhje me incidentin, siç ka shtuar zëdhënësja, është njoftuar gjyqtari i procedurës paraprake, kurse gjykimi është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Gjykata e Lartë në Beograd në vitin 2012 në shkallën e parë ka dënuar Zoran Teshiqin me shtatë vite burgim për vrasje të rëndë në tentativë, vendosjen e eksplozivit nën veturën e Sandulloviqit më 18 janar të vitit 2010 dhe në atë kohë është liruar nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri.

Këtë gjykim, megjithatë e ka hequr Gjykata e Apelit duke urdhëruar rigjykimin.

Përndryshe, Nikolla Sandulloviq është kryetar i Partisë Republikane e cila ka shtrirë degët e saj edhe në Bujanoc e Preshevë, duke u aktivizuar nga muaji mars i këtij viti./Titulli.com/

15 mijë euro në ditë për Qendrën e Pranimit në Preshevë
Pribocasit nuk harrojnë vendlindjen (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration