"Rosa" shënon 10 vjetorin me ambasadorin e SHBA-së Michael D. Kirby (Foto & Video)
Kompania për prodhimin e ujit të pijshëm “Rosa” nga Surdulica, në rrethin e Pçinjës, pjesë e së cilës është edhe Bujanoci e Presheva, të mërkurën ka shënuar 10 vjetorin e privatizimi dhe veprimtarisë së suksesshme në kuadër të “Coca Cola Hellenic Serbia”.
Në këtë përvjetor mysafirë special ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Michael D. Kirby, i cili u shoqërua nga drejtori gjeneral i kompanisë “Coca Cola Hellenic Serbia” Ramon Weidinger.
“Më vjen mirë që në këtë rast bëhet fjalë për një kompani amerikane, që një pjesë të investimit ka edhe kapital grek, i cili është investuar këtu në Serbi dhe ka mundësuar të punësuarve që të kenë rroga por gjithashtu duke i kthyer këto para në bashkësinë e tyre ku jetojnë”, është shprehur ambasadori Kirby, i cili përveç që uroi 10 vjetorin, punëtorëve të kësaj kompanie e dëshiroi edhe shumë vite të suksesshëm.
Drejtori gjeneral i kompanisë “Coca Cola Hellenic Serbia” Ramon Weidinger, theksoi se në këtë jubile kishim nderin të jemi nikoqir të ambasadorit të SHBA-së si dhe përfaqësuesit lokal e partnerët tanë.
“Me investim konstant në proceset e prodhimit kemi arrit të ruajmë pozitën lidere në treg për prodhim të ujit të pa gazuar dhe në këtë mënyrë kemi justifikuar epitetin e njërës prej kompanive më të suksesshme të privatizuara në Serbi”, nënvizoi Weidinger, raporton Titulli.com.
Në këtë përvjetor morën pjesë edhe deputeti popullor nga Surdulica, Novica Tonçev dhe kryetarja e kësaj komune Aleksandra Popoviq.
Të pranishmit në shënimin e 10 vjetorit të kësaj kompanie si dhe gazetarët, vizituan fabrikën duke parë nga afër sistemin e sofistikuar të prodhimit të ujit dhe ambalazheve.
Me këtë rast, në mesin e mediave nga rajoni prezantoi edhe portali Titulli.com ku regjistroi të gjithë procesin e prodhimit, shisheve të plastikës, bidonave e deri te mbushja e tyre me ujë dhe laboratori për kontrollimin e cilësisë së ujit.
“Coca Cola” sistem, dhjetëvjetorin e aktivizimit të fabrikës “Vlasinka dhe “Rosa” e shënon me pozitën lidere të ujit ”Rosa” në tregun u ujit të pa gazuar në Serbi.
Nga viti 2005 në fabrikë janë investuar gjashtë milion euro dhe përmirësuar efikasiteti i linjave prodhuese për 40 për qind.
Prodhimi në dekadën e fundit është rritur për katër herë, kurse eksporti në tregjet përreth për disa herë është, kështu që “Rosa” eksporton 20 për qind të prodhimit.
“Rosa” është kompania e parë në Serbi dhe Evropë e cila ka futur në treg paketimin e ri në formën e shisheve ekologjike ku 30 për qind e saj është me origjinë bimore.
Gjithashtu, e para dhe e vetmja në Serbi që ka fituar certifikatën e Artë EWS të cilën e ndanë Agjencia për menaxhimin dhe mbrojtjen e ujit (European Water Stewardship) për kualitet dhe cilësi ekologjike.
Kjo kompani në vit prodhon 100 milion litra ujë, ndërsa sipas drejtorit gjeneral Ramon Weidinger ka 65 punëtorë me kontratë të përhershme, në rastet e sezonave numri arrin deri në 85 punëtorë. /Titulli.com/