Rilind ideja për ndarjen e Bujanocit
Lokale

Rilind ideja për ndarjen e Bujanocit

02.Dec.2012 11:06
0
Nëse situata në Bujanoc nuk ndryshohet, populli serb nuk mund të mbijetojë në këto hapësira, thonë nga Lëvizja për Komunën e Bujanocit Kjo  Lëvizje prapë ka iniciuar formimin e dy komunave që do të jenë pjesë të Bujanocit dhe Vranjës. Siç shkruan Kurir, sipas fjalëve të tyre, nëse situate nuk ndryshon në Bujanoc, populli serb nuk ka mundësi mbijetese në këtë territor. “Propozimi ynë për formimin e dy komunave në kuadër të Bujanocit dhe Vranjës tani po merr legjitimitet dhe kërkojmë aprovim të menjëhershëm, deri sa ende ka kushte për të”, thonë nga kjo Lëvizje. Ata këtë e kanë kërkuar nga shteti që menjëherë të marrë parasysh formimin e kushteve për formimin e dy komunave në Bujanoc, sipas principit kadastral. “Kjo kërkesë në formë të peticionit ia kemi dorëzuar të gjitha institucioneve shtetërore, e cila është nënshkruar nga rreth 7000 mijë qytetarë. Nëse ka nevojë, në bazë të këtij propozimi mund të organizohet një referendum me qytetarët e Komunës së Bujanocit”, thuhet mëtej në kumtesë. Lëvizja për Komunën e Bujanocit, fjalët se një ndarje e tillë do të mundësojë që një pjesë e komunës ti takojë Shqipërisë i ka quajtur të pabaza. Vlen theksuar se kjo ide nuk është dhënë për herë të parë tani. Ish këshilltari i pavarur Trajko Trajkoviq gjatë kohës që ishte pjesë e Kuvendit Komunal të Bujanocit në vitet e kaluara, disa herë pat kërkuar formimin e dy komunave në Bujanoc. Ideja e tij ishte që Tërnoci me fshatrat shqiptare përreth të formojë një Komunë të re dhe në këtë mënyrë do të ndryshohej struktura në vetë Komunën e Bujanocit, ku shqiptarët më pas do të ishin pakicë në Kuvendin Komunal në Bujanoc./Titulli.com/
Shkollat e Luginës nuk “diskriminojnë” vajzat me shami
Ndihmoni edhe ju si këta të rinj të Preshevës – Nga pak kapakë!? (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration