
Rikualifikim për mësimdhënësit e Luginës, afati i aplikimit deri më 15 dhjetor

KUMTESË
Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon nga udhëheqësit e të gjitha shkollave fillore në Luginë të Preshevës, që të informohen të gjithë mësimdhënësit që kanë të mbaruar shkollën e Lartë Pedagogjike se Ministria e Arsimit në Prishtinë organizon cikle ligjëratash për rikualifikimin e mësimdhënësve. Qëllimi i rikualifikimit është që të gjithë mësimdhënësit të kenë kualifikim superior. Ligjëratat do të organizohen ditëve të vikendit (të shtunave dhe të dielave) në Fakultetin e Edukimit në Gjilan. Luten drejtorët e shkollave që në afat sa më të shkurtër t’i përpilojnë listat e të interesuarve me këto të dhëna : 1.Emri, emri i prindit dhe mbiemri, 2.Data dhe vendi i lindjes, 3.Drejtimi i kualifikimit paraprak, 4.Vendi i institucionit gjegjës, 5.Viti i mbarimit të shkollimit dhe 6.Vitet e përvojës në profesion. Afati për dorëzimin e listave është deri më 15.12.2012, në adresën e KKSH-së, në Bujanoc, rr.K.Petroviq p.n. ndërtesa ish-komitetit, kati i dytë. Me respekt ! Këshilli Kombëtar Shqiptar Bujanoc, Shërbimi për informim 05.12.2012