Rikthehet në funksion faqja e hakuar e komunës së Preshevës
Lokale

Rikthehet në funksion faqja e hakuar e komunës së Preshevës

18.Jul.2014 20:32
0

(e diel - 20 korrik)

Stafi menaxhues i faqes së komunës së Preshevës tashmë ka arrit të rikthejë në funksion faqen zyrtare e cila ishte sulmuar të premten (18 korrik).

Faqja ( www.presevo.rs ) tashmë është funksionale edhe përskaj paralajmërimeve të dy grupeve të hakerëve kosovar 'Illyrian Crew Army' dhe 'Ethnic Albania Hackers' se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.

"Unë të them se kur ngarkojm diçka në serverin tuaj, mos e prekni, kjo është hapësira e jonë në internet, ne kemi bërë rregullat - ju vetëm respektoni", shkruanin në mesazh hakerët, i cili ditën e sulmit kishte arritur në postën elektronike të portalit informativ Titulli.

********************************************************************************************************************************************************
(e premte -18 korrik)
 
Hakerët kosovar sulmojnë faqen e komunës së Preshevës
 
Disa hakera nga Kosova kanë sulmuar sot faqen e Komunën e Preshevës , hakerët janë dy grupe ku kanë bërë bashkpunim për të bërë një sulm ndaj faqes së Komunës Preshevës.Ata njihen me emrin 'Illyrian Crew Army' dhe 'Ethnic Albania Hackers' , sulmi thuhet se është bërë pasi "kjo komunë nuk menaxhohet nga shqiptarët por nga serbët".
 
 
Dhe gjithashtu hakerat kanë vendosur dhe shkrimin ” Presheva është Kosovë , Kosova është Shqipëri “ , faqja që është hakuar është: www.presevo.rs
 
Kjo faqe është kthyer njëherë por Hakerat që kan bërë sulmin e kan hakuar përsëri dhe ia kanë lënë një mesazh:
 
"Unë të them se kur ngarkojm diçka në serverin tuaj, mos e prekni, kjo është hapësira e jonë në internet, ne kemi bërë rregullat - ju vetëm respektoni", shkruan ne mesazhin e hakereve, i cili ka arritur edhe posten elektronike te portalit informativ Titulli.
 
"Serbët që e menaxhojnë faqen nuk kanë guxim më ta rikthejnë faqen , kështuqë faqja ende është e hakuar", thuhet metej ne njoftim./Titulli.com/
 
Ndërron jetë i aksidentuari në Vlladiçki Han
Kolona mbi tre kilometra në vend pagesën e autostradës në Nish
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration