Rezultatet përfundimtare, 314 nxënës fitojnë bursat e Trupit Koordinues (Dokument)
Komisioni i Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në këto komuna, ka bërë radhitjen e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet për të fituar bursën që ndan ky organ shtetëror.Për bursa dedikuar nxënësve të shkollave të mesme me banim në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin shkollor 2015/2016, kanë aplikuar 588 nxënës, ndërsa 314 prej tyre kanë marrë pikët e nevojshme, duke përmbush kështu kriteret e parashtruara në konkurs për të qenë përfitues të bursës, transmeton Titulli.
Rezultatet e shpallura sot janë përfundimtare. Të gjithë kandidatët të cilët emrat në listë i kanë të radhitura nga numri 1 deri në 314, janë të përzgjedhur për të marrë bursë, ndërsa të gjithë të tjerët nën vijën e kuqe (nga numri 315 deri në 588) nuk kanë marrë pikë të mjaftueshme për të përfituar bursën e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Të drejtë për aplikim në konkursin e Trupit Koordinues kishin të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Leskoc, Leban, Vranjë të cilët në momentin e dorëzimit të lutjes në konkurs kishin vendbanim në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,