Rexhepi: Mbështetja e Kosovës do të shkojë ku është destinuar
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka paralajmëruar se mjetet e Kosovës do të shkojnë atje ku janë destinuar, pa pengesa, pa vonesa dhe mbi të gjitha pa hije dyshimi për transparencën e procesit.
Postimi në Këshillin Kombëtar Shqiptar Facebook nga Enkel Rexhepi:
Të nderuar bujq dhe bashkëkombës të Luginës së Preshevës
Më 3 janar 2025, kam marrë zyrtarisht detyrën si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Aktualisht, jemi në pritje për procedimin e depozitimit të nënshkrimit tim si Kryetar, një hap procedural thelbësor për realizimin e transaksioneve financiare.
Transferi nga Republika e Kosovës ka arritur në llogarinë e KKSh-së më 30 dhjetor 2024.
Sapo të përfundojnë këto procedura tekniko-administrative, do të angazhohem që çdo euro e këtij projekti të shkojë atje ku është destinuar, pa pengesa, pa vonesa dhe mbi të gjitha pa hije dyshimi për transparencën e procesit. Dua t’ju siguroj të gjithëve që ky proces do të përfundojë me dinjitetin që e meriton.
Kjo iniciativë mbart një rëndësi të jashtëzakonshme për Luginën e Preshevës dhe kërkon përkushtim të përbashkët nga të gjithë aktorët për mirëkuptim dhe mbështetje të gjithanshme në këtë proces.
Me respekt dhe përkushtim