Revista mjekësore: “COVID-i i gjatë”, sfidë e mjekësisë moderne me rëndësi parësore
Shkencë dhe teknologji

Revista mjekësore: “COVID-i i gjatë”, sfidë e mjekësisë moderne me rëndësi parësore

28.Aug.2021 07:31
0

Sipas një raporti të ri të botuar në një nga revistat më të rëndësishme në fushën e mjekësisë, simptomat që zgjasin edhe pasi një person e ka kaluar COVID-19-n, kuptohen pak nga mjekësia.

Në revistën “The Lancet” thuhej se të kuptuarit e këtyre simptomave përbën “një sfidë për mjekësinë moderne me rëndësi parësore”, për një përgjigje të përshtatshme ndaj kësaj çështjeje.

Sipas revistës shërimi nga i ashtuquajturi "COVID-i i gjatë" mund të zgjasë më shumë se një vit.

Simptomat që zgjasin në kohë përfshijnë "lodhje të vazhdueshme, gulçim, mjegullim të trurit dhe depresion".

Sipas revistës gjetja e përgjigjeve rreth misterit që paraqet “COVID-i i gjatë" do të kërkojë përdorimin e plotë të njohurive shkencore e mjekësore krahas ofrimit të një trajtimi me dhembsuri e shumëdisiplinësh ndaj atyre që janë prekur nga sëmundja.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara me qindra mijëra njerëz, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë qiranë e shtëpisë gjatë pandemisë, përballen me mundësinë e dëbimit pas një vendimi të Gjykatës së lartë për të mos e zgjatur një moratorium mbarëkombëtar mbi dëbimet, të vendosur gjatë pandemisë. Tre nga gjykatësit nuk u pajtuan me këtë vendim.

Jen Psaki, sekretarja e shtypit e Presidentit amerikan Joe Biden, tha në një deklaratë se "si rezultat i këtij vendimi, familjet do të përballen me ndikimin e dhimbshëm të dëbimeve dhe komunitetet në të gjithë vendin do të përballen me një rrezik më të madh të ekspozimit ndaj COVID-19".

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration