Regjistrimi i popullsisë: Në Bujanoc jetojnë 25.465 shqiptarë në Preshevë 31.340
Instituti Republikan i Statistikave ka publikuar të dhëna në të cilat thuhet se sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, në territorin e Rrethit të Pçinjës, jetojnë 193.802 banorë (97.273 burra dhe 96.529 gra), përcjellë Titulli.com.
Serbët përbëjnë shumicën dhe janë deklaruar 112.011 banorë (56.189 burra dhe 55.822 gra), ndërsa shqiptarë janë 56.834 (28.347 burra dhe 28.487 gra).
Statistikat tregojnë se romët janë 10,877, bullgarët 4,970, goranët 155, jugosllavët 115, maqedonasit 267, ukrainasit 71, rusët 31, malazezët 28, kroatët 26, myslimanët 22, sllovenët 18, vllehët 12, hungarezët 11, boshnjakët 9 dhe rutenët 4 (2/2).
“Shtatë gra rumune, gjashtë sllovake, tre gjermane dhe një grua Bunjev jetojnë në territorin e rrethit Pçinjës ndërsa 180 banorë janë renditur në kolonën "tjetër" dhe 42 sipas përkatësisë rajonale”, thuhet në njoftimin nga Instituti Republikan i Statistikave.
Në territorin e komunës së Bujanocit jetojnë 41.068 banorë (20.684 burra dhe 20.384 gra), transmeton Titulli.com.
Shqiptarët janë 25.465 (12.727 burra dhe 12.738 gra), pastaj serbët 10.467 banorë, romë 3.532, 87 janë goranë dhe 1,345 janë renditur në seksionin "e panjohur".
Në territorin e komunës së Preshevës jetojnë 33.449 banorë (16.676 burra dhe 16.773 gra), shqiptarë janë 31.340 (15.608 burra dhe 15.732 gra), serbë 1.670 (855/752) dhe 219 romë (96/123) dhe sipas regjistrimit, janë 213 banorë të nacionaliteteve të panjohura (103/110).
Në territorin e qytetit të Vranjës jetojnë 74.381 banorë (37.141 burra dhe 37.240 gra). Nga ky numër, 66.695 (33.323/33.472) janë deklaruar serbë, 3.531 romë (1.811/1720), 456 bullgarë (270/186), 162 maqedonas (38/124) dhe 19 shqiptarë (8/11). Janë 2.688 (1.398/1.290) të kombësisë së panjohur, dhe 492 (253/239) nuk janë deklaruar./Titulli.com/