Regjistrimi i popullsisë: Luginasit me shpresa te ndërkombëtarët
Një telash i madh i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, brenda një jave u adresua në dy kryeqendrat politike botërore.
Në Parlamentin Evropian në Bruksel u miratua raporti për Serbinë, ku u kërkua hetim për pasivizimin e adresave të këtij komuniteti.
Kjo çështje ishte sefte temë edhe në Washington, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan.
Këto zhvillime i bëjnë luginasit të besojnë se zgjidhja për ç’regjistrimin që thonë se po dinamizohet, nuk është larg.
Adresë për hallin e tyre e shohin Amerikën, pas letrës qw para dy muajsh Kongresi ia qoi sekretarit amerikan, Anthony Blinken. /klankosova