Referendumi 1 dhe 2 marsit 1992, tre opsionet politike të Luginës së Preshevës (votimi-video)
Lokale

Referendumi 1 dhe 2 marsit 1992, tre opsionet politike të Luginës së Preshevës (votimi-video)

02.Mar.2023 08:25
0

Më 1 dhe 2 mars shënohet 21 vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.

Para disa vitesh shqiptarët e Luginës së Preshevës në vigjilje të shkatërrimit të Republikës Socialiste Federative Jugosllave me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Organizimi i Referendumit të 1 dhe 2 marsit të 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i rëndësishëm i dy partive të para politike, PVD dhe PDSH, që dy vite më parë kishin filluar me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Është me rëndësi të theksohet se në Kuvendin për organizimin e Referendumit, së bashku me përfaqësuesit PVD –së dhe PDSH –së, ishin ftuar dhe morën pjesë shumica e delegatëve shqiptarë të Kuvendeve Komunale të Preshevës dhe Bujanocit.

Karakterin gjithëpërfshirës Referendumit ia siguroi edhe organizimi i tij jo vetëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në shumë qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

Sot mund të veçohet rëndësia e madhe e Referendumit jo vetëm se për herë të parë popullata shqiptare e deklaroi publikisht vullnetin e saj politik, por edhe më i rëndësishëm ishte fakti se ky vullnet politik i shprehur në rrethana të shkatërrimit të një sistemi shtetërorë, ofronte opsionet politike për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Gjatë vitit 1991- 1992 në komunat  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u ngrit kjo iniciativë për formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv për te mbrojtur dhe ngritur zërin e shqiptareve të këtij rajoni.

Më 16 shkurt të vitit 1992 në Preshevë u mbajt Kuvendi i përberë prej 96 delegateve të cilët ishin përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të dala nga shqiptaret e tri komunave : Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Në këtë kuvend u propozuan tre opsione Autonomi territoriale-politike, autonomi administrativo- kulturore dhe për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Iniciativa ishte e popullit dhe e vetmja mënyrë ishte zgjidhja e madhe e referendumit që pati jehonë i cili la gjurmë për të ardhmen si argument demokratik. 

Pankartat për ftesë të popullatës u hoqën nga policia, nuk lejoheshin reklamat dhe ftesa e qytetarëve ishte pengesë e madhe nga qeveria e atëhershme e Serbisë. U hapen 75 vendvotime në shtëpia private dhe lokale po ashtu private, dhe për dy ditë dolën në votime qytetarët, pasi ditën e parë u penguan nga policia serbe. Radhët e qytetarëve ishin të mëdha për votime. Dolën mbi 46.000 votues. 98 % e popullatës iu përgjigjen versionit pozitiv dhe Referendumi u vlerësua i suksesshëm.

Edhe pse më 12 mars 2001 u nënshkrua teksti i marrëveshjes për armëpushim, më 7 maj u morë vendimi për çmilitarizimin e UÇMBP-së dhe marrëveshja e paqes u nënshkrua më 21 Maj 2001./Titulli.com/

Senatorët amerikanë i kërkojnë Kosovës e Serbisë ta pranojnë aneksin e planit evropian
Ambasadori amerikan në Serbi, Hill: Urgjenca tash është zgjidhja e çështjes së Asociacionit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration