Lokale
Reagim: Po manipulohet me organizimin fetar në Luginë
Koordinatori për themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës, Mr. Nexhmedin Ademi ka reaguar lidhur me shkrimin e prezantuar në media nga Këshillat e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc, të cilat Ademi i ka quajtur manipulime me opinion vendas.
Sipas Ademit këshillat e lartpërmendura të bashkësisë islame në këto dy komuna po e fshehin të vërtetën se në Luginë mandatet fitohen me BIK- un, ndërsa veprohet me vulat e mexhliseve të Bashkësisë Islame të Serbisë nën drejtimin e z. Muhamer Zukorliqit.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
REAGIM
[caption id="attachment_86346" align="alignleft" width="143"] Mr. Nexhmedin Ademi, Koordinatori për themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës[/caption]
Jemi të detyruar ta njoftojmë opinionin për të pa vërtetat që përmban reagimi i Këshillave të Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc i datës 13. 12. 2004, i lëshuar në mediat e shkruara dhe elektronike.
E vërteta është e dhimbshme kur ka për qëllim të demaskoj mashtrimin dhe veprimin me standarde të dyfishta. Paraqitja e koordinatorit në opinion për themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës të zgjedhur më 18. dhjetorë të vitit 2012 edhe nga vet bartësit e reagimit të përmendur, si duket ka qenë e dhimbshme dhe ka indinjuar Këshillat e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc. E vërteta edhe kur është e hidhur mbetet e vërtetë. Filozofi latin Seneka, arrogancës dhe tiranisë së perandorit romak Neronit iu përgjigj: “… parapëlqej – t’ju fyej duke ia thënë të vërtetën, se sa t’ju kënaq duke ju bërë lajka”.
Reagimi në fjalë është tipik alla shqiptarçe, me mentalitet provincial i cili në mungesë të argumenteve lidhur ma materien e diskutimit, personalizohet duke u marrë me dinjitetin dhe moralin e personit. Duke qenë se jeni të pa aftë për të diskutuar për idetë dhe problemet që na preokupojnë, merreni me shantazhe dhe diskreditime te dinjitetit dhe moralit të njerëzve.
Ja pse nuk qëndrojnë ato që janë shkruar në reagimin e të lartpërmendurve:
Reagimi lëshohet në emër të institucionit jo ekzistent. Nuk ka këshilla të Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc. Titullarët e reagimit, legjitimitetin për t’u paraqitur në opinionin publik e fitojnë nga zgjedhjet e mandatuara nga Bashkësia Islame e Kosovës, dhe këta këshilla do të duhej të quheshin Këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë dhe Bujanoc. Pse manipulohet opinioni me këto paraqitje publike? Apo e fshehin të vërtetën se në Luginë mandatet fitohen me BIK- un, ndërsa veprohet me vulat e mexhliseve të Bashkësisë Islame të Serbisë nën drejtimin e z. Muhamer Zukorliqit. Apo kolegët e mi i ka tradhtuar memoria dhe kanë harruar edhe emërtimin e institucionit ku veprojnë?!
Pse nuk merreni seriozisht me pasojat e prononcimit tuaj në Tv Presheva në programin e mëngjesit, se Fikret Limani është zgjedhur – emërtuar, Myfti i Luginës së Preshevës, në Bashkësinë Islame të Serbisë nën drejtimin e Zukorliqit me seli në Novi Pazar? Kur do të vendosni të tërhiqeni nga Bashkësia Islame e Serbisë nën drejtimin e z. Muhamer Zukorliqit?
Unë kam marrë mandatin e koordinatorit rreth koordinimit të punëve për themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës. Dhe vetëm kur kam vërejtur se është rrezikuar ky proces kam reaguar në opinion, sikur që kam reaguar edhe kundër paraqitjeve në emër të BIPBM – së, duke i cilësuar si të pa pranueshme që dëmtojnë iniciativën e filluar për themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës.
Mllefin tuaj për ndërrimin mësimdhënësve të lëndës fetare e kuptoj, sepse, disa nga ju jeni larguar nga vendet e dyta apo të treta të punës, por adresimin e problemit e keni bërë gabim. Shumica e reagimit tuaj i drejtohet veprimtarisë së z. Nexhmedin Saqipit. Kjo çështje duhet të adresohet te z. Nexhmedin Saqipi e jo te unë.
Është e vërtetë se disa nga hoxhallarët statusin e sigurimeve penzionale dhe shëndetësore nuk e kemi të rregulluar, në mesin e tyre jam edhe unë. Është rrenë e kulluar se unë kam kërkuar këtë status ta rregulloj me Adem Zilkiqin. Ju në reagimin tuaj harroni të tregoni se përderisa keni qenë mësimdhënës, sigurimet penzionale i keni marrë si gjithë të tjerët nga ky pushtet dhe kjo nuk ka paraqit as më të voglin problem. Nëse do të më jepet mundësia nesër edhe unë si të gjithë qytetarët tjerë do të kërkoj ta rregulloj statusin e sigurimeve penzionale dhe shëndetësore.
Unë kam mandatin e fituar nga hoxhallarët e Luginës së Preshevës ku bëni pjesë edhe ju, dhe Kryesisë së Bashkësisë Islame e Kosovës, dhe derisa ta kem këtë nuk kam nevojë për tutorizmin e askujt. Paraqitjet e mia publike janë bërë vetëm pasi që janë njoftuar shumica e anëtarëve të Grupit Punues, e jo në krye ne vete siç pretendoni ju. Mandatet as nuk merren e as nuk jepen sipas tekeve dhe dëshirave të njerëzve. Do të largohem atë ditë, kur këtë ta kërkojnë ata që më zgjodhën dhe Kryesia e BIK – ut. Largimi im në planin individual është çështje fare e thjesht dhe nuk përbën ndonjë problem, sepse në fund të fundit jam duke e kryer këtë punë në baza vullnetare pa ndonjë kompensim material. Do ta shprehi publikisht atë që mendoj se është e dobishme në ruajtjen e procesit të filluar për zgjidhjen e kontestit të organizimit fetarë në Luginën e Preshevës konform vendimeve të 18, dhjetorit, të vitit 2012, pavarësisht pritjeve tuaja.
Nuk dua të merrem me akuzat dhe shpifjet lidhur me integritetin dhe dinjitetin moral të askujt sepse kjo nuk është pjesë e edukatës time. Këtë do t’ia lë vlerësimit të opinionit publik dhe gjykimit të All – llahut të Lartësuar, i cili është mirë i informuar për gjithë atë që bëjmë e veprojmë.
Ju keni thënë se do ta përmbyllni komunikimin publik me neve, përkundrazi unë ju ftoj që mos ta ndërpreni komunikimin institucional dhe publik, përderisa ne jemi në proces të zgjidhjes të një çështje shumë me rëndësi për neve dhe popullatën e Luginës së Preshevës siç është organizmi institucional i Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës. Ndërsa në planin privat, individual mundemi edhe mos të ndërtojmë raporte të mira, dhe kjo për mua nuk paraqet ndonjë problem të madh.
Koordinatori për themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës
Mr. Nexhmedin Ademi
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!