Raportuesit e Komitetit për Monitorim takim në Trupin Koordinues
Lokale

Raportuesit e Komitetit për Monitorim takim në Trupin Koordinues

21.Jul.2017 10:36
0
Raportuesit e Komitetit për Monitorim të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Europës janë takuar me përfaqësuesit e Trupit Koordinues dhe janë njohur me situatën në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në fillim të takimit kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, ka njoftuar raportuesit që situata e sigurisë në këto tri komuna është stabile dhe ka sqaruar rolin e koordinimit në mes Qeverisë dhe ministrive kompetente dhe organeve shtetërore dhe komunave.

Stankoviq raportuesve i ka prezentuar punën të cilën e ka bërë Trupi Koordinues deri më tani në këto tri komuna, duke theksuar në mes tjerash Planin e Qeverisë së Republikës së Serbisë prej 7 pikave, sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, hapjen e Paraleles së Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, zhvillimin ekonomik, privatizimin e mediave, integrimin e shqiptarëve. Kryetari i Trupit Koordinues theksoi se edhepse kohë pas kohe ka disa deklarata të papërgjegjshme të disa liderëve shqiptar, përfaqësuesit e TK nuk do të reaogojnë ndaj këtyre deklaratave, duke sqaruar se secili ka të drejtë në mendimin e vet, por nuk ka të drejtë të thyej ligjin.

Raportuesi Samad Seido nga Azerbejxhani dhe Marija Guzenina nga Finlanda kanë qenë të interesuar posaçërisht për çështjen e teksteve shkollore.

Drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, Daniela Nenadiq, ka thënë se sipas ligjeve të Republikës së Serbisë pakicat kombëtare kanë të drejtë në arsimimin parashkollor, themelor dhe të mesëm në gjuhën e tyre, si dhe se shkollimi i lartë në bazë të ligjit nuk është i caktuar që t`i sigurohet. Megjithatë në vitin 2011, është hapur paraleleja e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc. Nenadiq ka thënë se egzistojnë tri mënyra që të sigurohen tekstet shkollore, atë që të përkthehen tekstet shkollore egzistuese në gjuhën shqipe, duke i sjellur nga vendi amë, si dhe që t`i shkruajnë vet përfaqësuesit e bashkësive nacionale.

„Nga formimi i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Trupi Koordinues ka punuar në zgjidhjen e çështjes së teksteve shkollore  me një rol udhëheqës të Ministrisë së Arsimit deri në vitin 2015. Deri në këtë vit janë siguruar 79 tekste shkollore për shkollën fillore dhe 3 për atë parashkollor, çka do të thotë se gjithsej janë 82 tekste shkollore“, ka theksuar Nenadiq.

Drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues ka theksuar se prej vitit 2015 deri më tani nuk kemi asnjë tekst shkollor, sepse iniciativën duhet të vije nga KNSH-ja. Republika e Serbisë, Ministria e Arsimit dhe Trupi Koordinues nuk mund t`i imponojnë tekstet shkollore. Përfaqësuesit e KNSH-ës nuk kanë propozuar asnjë tekst të ri shkollor në mënyrën se siç ka qenë në periudhën e kaluar.

Raportuesit janë faleminderuar për njohjen e hollësishme të gjendjes në këto tri komuna dhe kanë theksuar nevojën që pas vizitës së komunave në jugun e Serbisë përshtypjet e tyre t`ia përcjellin Trupit Koordinues.

BURIMI: Trupi Koordinues

Përfaqësue nga Këshilli Evropës qëndruan në Bujanoc
Zafiroviq: Detyra e qeverisje lokale nuk është gjeopolitika por hapja e vendeve të reja të punës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration