Ramadani: Kërkesa për formimin e paraleleve të reja në Entin parashkollor u realizua
Lokale

Ramadani: Kërkesa për formimin e paraleleve të reja në Entin parashkollor u realizua

29.Dec.2020 16:32
0
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, duke folur për rëndësinë e e votimit të këshilltarëve për formimin e paraleleve të reja të fëmijëve shqiptarë në Entin Parashkollor „Gëzimi ynë“ ka thënë se kjo ishte kërkesë e qytetarëve.
 
Postimi i plotë në facebook i Enver Ramadanit: 
 
Kerkesat per hapjen e grupeve te reja edukative ne gjuhen shqipe ne Entin Parashkollor "Gezimi yne" ne Bujanoc jane te kahmotshme si nga ana e prinderve, ashtu edhe nga ana e keshilltareve te Kuvendit Komunal.
 
Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Komunal te Komunes se Bujanocit, kryetari i kuvendit komunal Enver Ramadani ngriti çështjen e hapjes së grupeve te reja në gjuhë shqipe duke e pare kete gje jashtezakonisht te nevojshme dhe kerkoi nga drejtori i Entit Parashkollor "Gezimi yne" qe kete propozim per hapjen e grupeve ne gjuhen shqipe ta intregroje ne Planin dhe programin e punes se ketij Enti per vitin 2021.
 
Sot ne seancen e VII te Kuvendit Komunal u votua ky propozim njezeri nga keshilltaret e kuvendit komunal dhe me ne fund u realizua kerkesa e qytetareve tane, e veçanerisht e prinderve me femije te vegjel te cilet kane nevoje per ndihme rreth kujdesit te femijeve per shkak se jane ne marredhenie pune.
 
Te gjithe ju keni mundesi t'i regjistroni femijet tuaj ne Entin Parashkollor "Gezimi yne" edhe ate ne grupet perkatese sipas moshes se tyre dhe per ata do te kujdesen edukatoret shqiptare.
 
Kjo ka qene nje brenge e trajtuar vite me rradhe dhe ndihemi te privilegjuar qe sot kete ceshtje e kemi zgjedhur dhe duke ia letesuar punen prinderve dhe edukatoreve.
 
Komuna e Bujanoci me buxhet për 2021 afro 11 milion euro
Dogana serbe gjeti 2,000 artefakte të fshehura në një kamion
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration