Rama: Akuzat ndaj UÇK-së për trafik organesh, fantazi e fabrikuar në Kremlin (video)
Rajoni dhe Politika

Rama: Akuzat ndaj UÇK-së për trafik organesh, fantazi e fabrikuar në Kremlin (video)

12.Oct.2022 18:39
0

Kryeministri Edi Rama i quajti “fantazi të mirëfabrikuara” në Kremlin akuzat e ngritura në drejtim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh. Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Rama tha se akuzat e ngritura fillimisht nga prokurorja Carla del Ponte që sollën më pas raportin e Dick Martyt dhe rezolutën e miratuar në këtë këshill, shkaktuan një padrejtësi të madhe ndaj liderëve të UÇK-së.

“Një fantazi e pastër e mirëfabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë, shumë inteligjente e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellë këtu në tempullin e të drejtave të njeriut. Një lajm i rremë mizor arriti të shndërrohej në një raport, që u shndërrua në një rezolutë, që minoi të vërtetën dhe drejtësinë. Veprimet tuaja një dekadë më parë kanë shkaktuar një prej dështimeve më monumentale të politikës ndërkombëtare, një shtrembërim i shëmtuar i të drejtave të njeriut”, tha Rama në fjalën e tij.

 

Rama paralajmëroi të pranishmit se Volodymyr Zelensky mund të jetë pas 10 vitesh në pozicionin e Hashim Thaçit. Që tani, Rusia ka nisur të fabrikojë akuza për krime lufte në Donbas nga Ukraina. “Ju bëj thirrje të rrëzoni akuzat kundër Kosovës, ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara të turpshme, lidhur me trafikim organesh nga anëtarët e UÇK-së. Duhet ta miratoni për nderin tuaj”, tha Rama.

Preshevë: Këshilli për Siguri mban seminarin me OSBE
Certifikohet me numër 4 lista “Alternativa për Ndryshim -Levent Qazimi"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration