Ragmi Mustafa, bëhet gati të dorëhiqet nga udhëheqja e PDSH-së?
Lokale

Ragmi Mustafa, bëhet gati të dorëhiqet nga udhëheqja e PDSH-së?

20.Oct.2023 16:58
0

Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH)  në Preshevë bëhet gati të tërhiqet nga udhëheqja e këtij subjekti, parti opozitare në komunën e Preshevës ndërsa pjesë e koalicionit qeverisës në Këshillin Kombëtar Shqiptar, shkruan Titulli.com.

Sipas informacioneve që ka Titulli.com në mbledhjen e fundit të kryesisë së PDSH-së që përbëhet prej 19 anëtarëve por me pjesëmarrje të pjesësshme, Ragmi Mustafa ka ofruar dorëheqjen sepse ka rënie të popullaritetit dhe zvogëlim të elektoratit.

Lidhur më këtë çështje akoma ska ndonjë informacion zyrtarë nga PDSH dhe mbeten informacione jo zyrtare derisa të konfirmohen .

Ragmi Mustafa udhëhoqi me PDSH-në nga viti 2004 ndërsa edhe qeverisi me komunën e Preshevës si kryetar për 12 vite.

Burimet e njëjta thonë se problemi kryesorë do të jetë akoma së në çfarë forme do të propozohet dhe zgjidhet kandidati i ardhshëm që do të drejton PDSH-në.

 Titulli.com mëson së Ragmi Mustafa ka hap rrugën e zgjedhjeve të brendshme në PDSH por shqetësimi mbetet se kandidati i ri a do të imponohet nga brenda apo do të hap rrugë procesit demokratik me kryesinë e plotë të partisë.

Dorëheqja e mundshme e Ragmi Mustafës që pritet të konfirmohet nga subjekti i tij ndoshta mundë të ndryshojë edhe qasjen e këtij subjekti ndaj zhvillimeve politike në Preshevë./Titulli.com/

BE kërkon nga Meta dhe TikTok hollësi për luftim të dezinformatave rreth luftës Izrael-Hamas
Lajçak: Shtensionimi dhe normalizimi më urgjent se kurrë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration