Qyteti i Novi Pazarit tubon poetët e pakicave në Serbi, pjesëmarrës edhe nga Lugina (foto)
Në qytetin e Novi Pazarit për dy ditë rresht u mbajt takimi i shkrimtarëve të pakicave kombëtare që jetojnë në Serbii i organizuar në kuadër të Bibliotekës së qytetit "Dositej Obradoviq" dhe mbështetur nga Ministria e kulturës dhe e informimit e Republikës së Serbisë dhe komunës së Novi Pazarit.Manifestimin e shpalli të hapur drejtori i bibliotekës, Elijas Rebronja i cili ju dëshiroj mirëseardhje shkrimtarëve nga etnitete të ndryshme.
“Për këto dy ditë do të keni rastin të njiheni me kulturën, traditat dhe të kaluarat historike të qytetit tonë. Poashtu në kuadër të bibliotekës këto dy ditë do të ketë aktivitete dhe zhvillime të ndryshme kulturore për ju krijues të nderuar, ku do t’i shpalosni të arriturat kulturore nga vendet tuaja”, theksoi Rebronja, shkruan Titulli.com.
Kyetari i komunës së Novi Pazarit, Meho Mahmutoviq, ftoi shkrimtarët që ta vizitojnë Kuvendin Komunal dhe dhe qytetin me bukurit e tij.
“Ne i ndihmojmë kulturës, bibliotekës, prandaj synojmë që këto takime të kenë karakterin tradicional”, tha Meho.
Në tryezën e rrumbullakët poetët promovuan kulturën e vendeve nga vinin, përkatësisht nga këshillave nacionale dhe nga Lugina e Preshevës morën pjesë kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve ”Feniks” Bilall Maliqi dhe Rexhep Abazi zëvendëskryetar.
Të gjithë poetët lexuan poezi në gjuhët amtare dhe nga një poezi në gjuhën serbe.
Bilall Maliqi para të pranishmëve foli për aktivitetet e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” ku tubon shkrimtarë nga Lugina dhe që me vlerat e tyre letrare shpërfaqin suksese si në krijimet e tyre poetike, pashtu edhe në mbarëvajtjen e kulturës letrare në përgjithësi.
“Neve na duhet ndihmë materiale nga komunat tona, nga Republika e Shqipërisë dhe nga Republika e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të kulturës dhe të zgjerimit të saj në rrafshe të ndryshme. Kemi edicionin e botimeve ku brenda këtij viti janë botuar diku pesëmbëdhjetë libra nga krijuesit e Luginës, ekziston “Karvani i Shjkrimtarëve të Luginës” ku vizitojmë shkolla nga Lugina dhe në rajon”,potencoi Maliqi.
“Ne jemi të privilegjuar që marrim pjesë në këtë eveniment me rëndësi kulturore dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen do të thellohet bashkëpunimi në mes të shoqatës sonë dhe bibliotekës këtu në Novi Pazar”, deklaroi Rexhep Abazi, transmeton Titulli.com.
Nga pakicat kombëtare që veprojnë në Serbi morrën pjesë dymbëdhjetë shkrimtarë, Dushan Gojkov, Enes Haliloviq, Ilana Ursu, Bilall Maliqi, Rexhep Abazi, Dijana Uherek, Mila Vasov, Viktor Sheqerovski, Zoltan Danji, Velimir Kostov, Nadija Rebronja dhe Tamara Hrin.
Shkrimtarët vizituan qytetin, muzeun historik të Novi Pazarit, Galerinë e arteve të qytetit dhe pika me rëndësi kulturore dhe etnokulturore të qytetit të Novi Pazarit./Titulli.com/