Qytetari reagon ndaj deklartës së Nadër Sadikut: I pa informuar je drejtor?
Një qytetar nga reaguar përmes komentit ndaj shkrimit "Nxënësit e gjimnazit në Preshevë nuk e blejnë librin shkollorë shqip" i publikuar në Titulli.com duke cilësuar deklaratën e drejtorit të shkollës së mesme në Preshevë, Nadër Sadiku si person i pa informuar për proceset e shkollës.Ky është komenti i plotë i lexuesit Gjinolli:
Tekstet e gjuhës shqipe janë të botuara në Maqedoni dhe kushtojnë afro 10 euro por ato tekste nuk po mund ti përdorin nxënësit për shkak të çmimit të lartë ndërsa në lëndët tjera s’kanë asnjë tekste shkollorë shqip”, deklaroi Sadiku.
Sa i pa informuar na qenka ky fare drejtori?! Tekstet e Gjuhës shqipe për shkolla të mesme janë të lejuara për botim dhe përdorim nga Ministria e Arsimit të RS dhe ato botohen nga Shtëpia Botuese "Albas" nga Tirana me qendrat në Presheve, Prishtinë, Tetovë e Tiranë.
Këto tekste janë proceduar nga qendra në Preshevë, kurse shtypi i teksteve mund të bëhet kudo. Pse ky drejtor nuk e thotë të vërtetën, nuk është e kuptueshme, por e vërteta është ndryshe. Nxënësit i blejnë këto tekste me plotë kënaqësi, sepse këto tekste çmimin real e kanë rreth 800 din në shitje, shprehur në euro 6.5 euro, që kushtojnë dy herë më lirë se kopjet apo shënimet që nxënësit janë të detyruar t`i nxjerrin nga interneti, shënime të cilat i plasojnë mësimdhënësit, kurse nxënësit janë të detyruar t`i shkarkojnë dhe t`i shtypin në letër.
Po kjo s’ka rëndësi, sepse ky drejtor, si edhe shumë të tjerë udhëheqës si ai, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në zyrat e partive politike. Nuk kanë informacione se çfarë bëhet në shkollë. Ata janë shumë larg institucioneve shkollore, prandaj edhe japin të tilla deklarata në mjetet e informimit.
Lexuesi vëmendshëm do të vërente se të njëjtat fjalë drejtuesit e shkollave të Luginës i kanë thënë edhe shtatorin e kaluar. Kështu ata e fshehin mospunën e tyre, ngase e kanë gjetur fajtorin kujdestar. Gjithmonë dikush tjetër është fajtor ose Ministria Arsimit ose botuesit, por e vërteta qëndron te këta që janë plotësisht të pa interesuar për zgjidhjen e çështjes së teksteve.
E nxënësit dhe prindërit e tyre janë ata që e pësojnë. Deri kur kështu nuk i dihet, por e vërteta është se Lugina po zbrazet dhe një ditë këta drejtorë do të mbeten vetëm rojtarë të godinave shkollore. Shumë shpejtë nuk do të kenë kë ta gënjejnë.