QSHP, petecion për heqjen e taksave kufitare
Lokale

QSHP, petecion për heqjen e taksave kufitare

24.Nov.2012 17:25
0
Në disa qendra të Luginës së Preshevës, Iniciativa qytetare dhe e ashtuquajtura Qendra Shqiptare e Punësimit, kanë organizuar peticionin për heqjen e taksave kufitare të sigurimit, të cilat po vazhdojnë të getoizojnë shqiptarët e këtushëm për shkak të tarifave tejet të larta të tyre. Peticioni ka gjet përkrahje të pa rezervë sidomos të qytetarëve shqiptarë. Sic njofton PreshevaNews, rreth pesë mijë qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë nënshkruar peticionin e iniciuar kundër taksave kufitare për policat e sigurimit të cilat përkundër kërkesave të pareshtura vazhdojnë të jenë ngarkesë për buxhetin ashtu të dobët të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Organizatorët e peticionit,iniciativa qytetare dhe e ashtuquajtura Qendra Shqiptare për Punësim, konsiderojnë se taksat e vendosura për qytetarët shqiptarë të Luginës janë denigruese dhe fyese. Driton Ajeti – drejtor i Qendrës Shqiptare për Punësim, për PreshevaNEWS, ka thënë se “ky peticioni  bashkë me një deklaratë do t`iu dorëzohen të gjithë zyrtarëve qeveritarë të Kosovës, përfshirë Presidenten, Kryeministrin, Kryeparlamentarin, Minstrin e  Transportit dhe atë të Punëve të Brendshme. Kjo taksë është tejet fyese për shqiptarët e Luginës, kur dihet roli i këtyre qytetarëve për shtet ndërtimin e Kosovës.” Peticioni është përkrahur pa rezervë nga qytetarët e shumtë të cilët këto taksa i kanë quajtur të panevojshme dhe element real për pengim të qarkullimit të lirë. Vendosja e taksave kufitare të sigurisë ka penguar në masë të madhe qarkullimin e qytetarëve në drejtim të Kosovës. Drejtim i cili paraqet lidhjen familjare, ekonomike dhe vetë jetën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./Titulli.com/
Lapidari nuk është provokim, jemi të amnistuar
Bujanoci feston 100 vjetorin më 27 nëntor (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration