Qeveria ndan mjete për sanimin e pasojave nga vërshimet, në Bujanoc nuk ka pasur dëme të theksuara Foto: FB
Lokale

Qeveria ndan mjete për sanimin e pasojave nga vërshimet, në Bujanoc nuk ka pasur dëme të theksuara

16.Mar.2016 14:52
0
Fshatrat Konçul dhe Lluçan të komunës së Bujanocit gjatë reshjeve të mëdha të shiut rrezikohen nga rritja e nivelit të ujit të lumit Morava, por nga vërshimet e fundit nuk janë shënuar dëme të theksuara, raporton Titulli.com.

Bexhet Selimi nga Bashkësia Lokale e Konçulit thotë që Morava ka dal nga shtrati, por uji për fat të mirë nuk ka rrezikuar shtëpitë, por vetëm ka vërshuar disa ara.

“Uji ka vërshuar disa parcela bujqësore, por është tërhequr shpejtë. Në terren ka dal edhe komisioni i bujqësisë nga komuna dhe ka konstatuar se nuk ka dëme të theksuara”, tha Selimi për portalin Titulli.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Lluçanit, Ridvan Isufi, thotë se në fshatin Lluçan nuk janë shënuar vërshime të theksuara.

“Këtë herë lumi nuk ka dal nga shtrati dhe nuk kemi pasur ndonjë rast të paraqitur për dëme eventuale. Uji ka vërshuar vetëm terrenin sportiv që gjendet përreth lumit”, tha Isufi për portalin tonë.

Ministrja e bujqësisë dhe mbrojtjes së ambientit në qeverinë e Serbisë, Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq ka deklaruar që qeveria ka siguruar nga 12 mijë dinarë për një hektar si ndihmë për sanimin e pasojave nga vërshimet, por që është duke kërkuar edhe mjete shtesë.

Ajo ka thënë për mediumin publik të Serbisë që qeveria ka siguruar 290 milionë dinarë ndihma, por është duke biseduar me donatorë për mjete shtesë.

Sipas vlerësimeve, janë vërshuar 6.000 hektarë, prej të cilave gjysma janë ara të përgatitura për mbjelljet pranverore, një pjesë janë drithëra, pemishte, por të dhënat e sakta do të dihen pasi që komisioni për vlerësimin e dëmeve do të përfundojë punët në terren, ka shtuar ministrja Bogosavleviq.

Sipas fjalëve të saj, nuk ka pasur dëme të mëdha në blegtori, pasi bujqit me kohë kanë hequr kafshët nga zonat e rrezikuara./Titulli.com/ 

Serbët e Preshevës do të dalin me një listë në zgjedhje lokale
Asnjë funksionar nuk po hetohet për korrupsion në komunën e Bujanocit, Nagip Arifit masë paralajmërimi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration