Qeveria e Serbisë miraton konkluzionin për ndërtimin e termocentralit solar edhe në Bujanoc Foto ilustrim.
Lokale

Qeveria e Serbisë miraton konkluzionin për ndërtimin e termocentralit solar edhe në Bujanoc

15.Oct.2024 09:34
0
Qeveria e Serbisë miratoi Konkluzionin për projektin e ndërtimit pa menaxhim dhe mirëmbajtje të termocentraleve diellore të vetëbalancuara me kapacitet të madh me sisteme baterish për ruajtjen e energjisë elektrike në Serbi, si projekt me rëndësi për vendin.
 
Është planifikuar ndërtimi i termocentraleve solare në territoret e komunave të Negotinit, Zajeçarit, Oxhacit, Libanit, Leskovcit dhe Bujanocit, thuhet në njoftim, transmeton Titulli.com.
 
Siç specifikohet, projekti përfshin zhvillimin, ndërtimin, vënien në punë, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e këtyre termocentraleve për dy vjet pas ndërtimit.
 
Termocentralet diellore do të përbëhen nga panele fotovoltaike, bartës të paneleve diellore me sisteme për monitorimin e lëvizjes së diellit (të ashtuquajturat gjurmues), sisteme baterish për ruajtjen e energjisë elektrike, si dhe pajisje të lidhura me tension të ulët, të mesëm dhe të tensionit të lartë. 
 
Qeveria e Serbisë njoftoi se ky projekt i realizon qëllimet e tranzicionit energjetik dhe përmbush obligimet ndërkombëtare dhe do të eliminohet nevoja për import të energjisë elektrike dhe do të sigurohet furnizim afatgjatë i konsumatorëve me çmime ekonomikisht të volitshme./Titulli.com/
 
 
 
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin (video)
Shqipëria çel grupkapitullin “Themeloret” për anëtarësim në Bashkimin Europian (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration