Qeveria e Kosovës ndan mbi 254 mijë euro për libra nxënësve në Luginë të Preshevës
Lokale

Qeveria e Kosovës ndan mbi 254 mijë euro për libra nxënësve në Luginë të Preshevës

09.Aug.2023 15:41
0

Qeveria e Kosovës ka ndarë 254.562 euro për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për filloristët shqiptarë që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se edhe vitin e kaluar ekzekutivi kosovar ka ndarë mjete për tekstet shkollore, ndërsa për vitin e ri shkollor do të bëjë të njëjtën gjë për nxënësit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Vitin e kaluar kemi ndarë [mjete financiare] me qëllim të pajisjes me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha ai.

Kërkesa për ndarjen e këtyre mjeteve është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Ky këshill edhe më herët ka kërkuar që komuniteti shqiptar në Serbi të ketë të drejta të njëjta që gëzon komuniteti serb në Kosovë. 

Në mesin e këtyre të drejtave është përmendur edhe sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe, duke argumentuar se komunitetit serb në Kosovë i lejohet përdorimi i materialeve mësimore nga Republika e Serbisë.

Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës – shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.

Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi
Ragmi Mustafi emërohet këshilltar politik i Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration