Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e vitit 2025, për Luginën parashihen 4 milion euro?
Lokale

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e vitit 2025, për Luginën parashihen 4 milion euro?

31.Oct.2024 08:20
0

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025, që arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo shifër përbën një rritje prej afër 9 për qind krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

Ai tha se gjatë katër vjetëve të qeverisjes së partisë së tij, buxheti i Kosovës është rritur “vit pas viti si asnjëherë më parë”.

Kurti tha se rritje të buxhetit ka për shumë sektorë, përfshirë atë të pagave, ku hyn rritja e paralajmëruar e pagave për sektorin publik.

Një ditë më parë, ekzekutivi njoftoi se punëtorët e sektorit publik në janarin e vitit të ardhshëm do të pranojnë paga me 55 euro rritje dhe 55 euro të tjera në korrik të vitit 2025.

Nga buxheti parashihet një fond prej 4 milion euro për Luginën dhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, është shprehur se kjo u bë e mundur fal letrës së saj dërguar ekzekutivit kosovar ditë më parë.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 30 tetor, Kurti tha se përveç pagave, buxheti është rritur edhe për shtesat për fëmijë, 100 milionë euro janë shtuar për të mbuluar rritjen prej 20 për qind të pensioneve, ndërsa sektorit të shëndetësisë i është shtuar buxheti për blerjen e barnave esenciale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti është gjithëpërfshirës dhe reflekton trendin e rritjes ekonomike.

Murati tha se sektorët kryesorë që kanë përfituar rritje të buxhetit janë sektorët e mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë, infrastrukturës rrugore, e të tjera.

Ministri i Financave tha se sivjet Kosova ka pasur rritje të përshpejtuar ekonomike dhe në terma realë, kjo rritje në fund të vitit do të jetë 4.5 për qind.

Sipas mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, rritja ekonomike e Kosovës këtë vit do të arrijë në afër 4 për qind.

Ndërkaq, sa u përket projeksioneve të Qeverisë për rritjen ekonomike për vitin e ardhshëm, Murati tha se në Kosovë kjo rritje ekonomike do të jetë 5.6 për qind.

Sipas ligjeve, Qeveria kishte afat deri në fund të tetorit që të votojë buxhetin për vitin e ardhshëm. Tani, buxheti duhet të shkojë në Kuvend dhe të shqyrtohet e miratohet nga deputetët, të cilët kanë afat deri në fund të vitit për miratimin e buxhetit./REl/

Rashiti reagon ndaj "Unioni i Bizneseve PMB Vizioni": Kinse Oda Ekonomike e Serbisë nuk paska bërë asgjë?
Raporti i Komisionit Evropian kërkon nga Serbia të përmirësojë situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration