Qeveria e Kosovës largon stikerat ngjitës nga targat e Serbisë në kufi
Lokale

Qeveria e Kosovës largon stikerat ngjitës nga targat e Serbisë në kufi

05.Jan.2024 09:35
0

Qeveria e Kosovës ka vendosur në një mbledhje elektronike të enjten që të largohen stikerat nga veturat me targa të Serbisë. 

Ky vendim, sipas njoftimit të Qeverisë është “akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

Sipas njoftimit, vendimi hyn në fuqi kur të publikohet në Gazetën Zyrtare. E sipas Ligjit për Qeverinë, vendimet e Qeverisë duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare jo më vonë se 24 orë pasi që të jenë nënshkruar nga kryeministri dhe mbesin publike pa asnjë kufizim kohor.

Në fund të dhjetorit, Serbia vendosi që nga 1 janari t’i njohë targat RKS dhe të lejojë lirshëm qarkullimin e tyre, pa u vendosur stikerë. Qeveria e Kosovës pati njoftuar se do të presë zbatimin në terren të këtij vendimi nga Serbia për të vendosur në bazë të reciprocitetit për t’i hequr stikerët nga targat e veturave të Serbisë. 

Mbulimi i simboleve të Serbisë, përkatësisht të Kosovës, me ngjitëse të bardha ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më 30 shtator 2021 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

 

Banorët e komunave me shumicë serbe në veri, dy javë para arritjes së kësaj marrëveshjeje patën bllokuar rrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, meqë ndërkohë Qeveria e Kosovës pati vendosur masat e reciprocitetit për tabelat e automjeteve.

Kirby: Qëndrimi i administratës amerikane ndaj rajonit të Ballkanit, nuk ka ndryshuar
Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, pa arsye dhe çmim të qartë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration