Lokale
Qeveria e Daçiqit frikëson shqiptarët e Luginës
Spektri politik shqiptarë i Luginës nuk e ka pritur mirë faktin se qeverinë e re të Serbisë do ta formojë lideri socialist Ivica Daçiq.
Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës ka thënë për tanjug se ky lajm e ka habitur atë dhe njëkohësisht e ka frikuar dhe sipas tij askush në Serbi nuk e ka parë Daçiqin në vendin e kryeministrit.
„Unë frikohem sinqerisht se ky kombinim për formim e qeverisë në Beograd tregon se në pushtet po qëndrojnë ata të viteve të 90-ta, të cilët në vendet e ish-Jugosllavisë kanë treguar një tmerr të paparë“, ka deklaruar Destani.
Sipas Destanit, ky vendim për popullin serb është vendimin me i keq i mundshëm, edhe pse votuesit serb gjatë zgjedhjeve të 6 majit kanë votuar për qeveri demokratike dhe vazhdimin e proceseve prosperuese.
Fakti që Daçiq ka arritur të formojë shumicën parlamentare, ka habitur edhe Partinë Demokratike në Bujanoc, e cila udhëheq pushtetin lokal.
„Asgjë nuk ndodhë rastësisht. Daçiq në vendin e kryeministrit ka ardhur si rezultat i marrëdhënieve të forcave politike serbe. Çfarë rezultate do të sjellë qeveria e tij është vështirë të mendohet, por unë brengosem se ne do të kthehemi ën kohën e Millosheviqit“, deklaroi Nexhat Behluli zëdhënës i Partisë Demokratike.
Ndërsa, kryetari i Unioni Demokratik Shqiptar Rahmi Zylfiu mendon se deri te ky vendim ka ardhur si rezultat i dobët i qeverisjes së kaluar dhe se qytetarët në zgjedhjet kanë ndëshkuar Tadiqin dhe grupin e tij.
„Kam ndjenjën se qeveria e Daçiqit do të koncentrohen në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe nëse aty tregon rezultat do të bëhet mirë për gjithë qytetarët e Serbisë“, përfundoi Zylfiu./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!