PVD: Samolica si zakonisht në përkrahje të plotë, donacione edhe nga Kosova (foto&video)
Partia për Veprim Demokratik, gjatë së hënës në mbrëmje, në fshatin Samolicë, ka promovuar programin e saj qeverisës për mandatin 2020 - 2024.
Flora Hida, anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas të PVD-së, njëherit kryetare e Arsimit pranë KKSH-së, para të pranishmëve foli për rrolin kyç të gruas, që ky subjekt politik, po u’a ofron grave në tërësi, duke qenë shembulli më i mirë që udhëheqja e PVD-së përfshinë edhe gratë.
Nga ana tjetër, Gafurr Bici, këshilltar aktual, njëherit kandidat për Asamblenë komunale të Bujanocit, përmendi projektet e realizuara në fshatin Samolicë, duke potencuar se ky fshat ka marrë donacione edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Burhan Halili, kryetar i Degës së PVD-së në Bujanoc, ftoi të gjithë që bashkarisht të mbështesim kandidatin e ri për kryetar, Driton Rexhepi.
Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së, dhe kandidat për deputet popullor, vlerësoi lartë mbështetjen në vazhdimësi të samolicasve për Partinë për Veprim Demokratik.
I nominuari për kryetar të Bujanocit, Driton Rexhepi, elaboroi programin e ardhshëm qeverisës, duke potencuar se programet e PVD-së në kontuinitet kanë qenë të përkrahura nga banorët e Samolicës.
Rexhepi, premtoi përkrahje të parazervë për ekonomitë bujqësore me fonde të shtuara.
Kjo përmbajtje është pjesë e programit politik zgjedhor dhe mbështetet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD)