PVD: Rrespektim të demokracisë në Këshilin Kombëtar Shqiptar, të shmangen masat e dhunshme?
Partia për Veprim Demokratik, ka reaguar ndaj procesit të mbajtjes së mbledhjes konstituive në Këshilin Kombëtar Shqiptar.
Kumtesë e Partisë për Veprim Demokratik:
Edhe një shans për t'i shmangur masat e dhunshme në KKSH.
Edhe pas një sërë konsultimesh për ndërtimin e qeverisjes së re në Këshillin Kombëtarë Shqiptar (KKSH), të inicuara nga Partia për Veprim Demokratik, si fituese e zgjedhjeve të 14 Nëntorit, përfundoi vetëm me verifikimin e mandateve të 15 anëtarëve (5 nga PVD, 5 nga APN, 2 nga LPD, 2 nga PD dhe 1 nga PDSH) që
do të jenë në përbërjen e re të KKSH-së.
Në procesin e konsultimeve për krijimin e shumicës së re, PVD ka insistuar në rrespektimin e parimit elementar të demokracisë – rrespektimin e fituesit të zgjedhjeve në një platformë politike e bashkëkoordinimit me Prishtinën dhe Tiranën.
Është pikërisht mosrespektimi i parimit që fituesit të zgjedhjeve i takon funksioni i kryetarit të KKSH-së, fakti që si pasojë solli mungesën e një marrëveshje për bashkëqeverisje.
PVD, edhe në periudhën në vijim, e që është një muaj pas verifikimit të mandateve, do të mundohet të inicojë konsultime për zgjedhjen e organeve të KKSH, për të mos lejuar pasojën e vendosjes së masave të dhunshme në këtë institucion shqiptar.
Një marrëveshje për bashkëqeverisje, përmes së cilës ndahen funksionet dhe përgjegjësitë e qeverisjes me KKSH është e mundur vetëm duke mos shkelur parimet elementare të demokracisë, sepse ndërtimi i precedenteve të reja, do të shpie në destabilizim të rëndë politik, komunën e Bujanocit.
Partia për Veprim Demokratik
Shaip Kamberi-kryetar