PVD: Ragmiu po shqetësohet për Trupin Koordinues
Lokale

PVD: Ragmiu po shqetësohet për Trupin Koordinues

17.Dec.2015 12:24
0
Partia për Veprim Demokratik ka reaguar ndaj shënimit të 15 vjetorit të Trupit Koordinues dhe pjesëmarrjes së kryetarëve të komunave në Bujanoc e Preshevë dhe Këshillit Kombëtarë Shqiptarë.

Kjo parti në reagimin e tyre në facebook ka shkruar se në takimin e mbajtur me rastin e 15 vjetorit të Trupit koordinues, ashtu siç kanë deklaruar vetë akterët e takimit „Nuk është folur për problemin e librave“ të "arrestuara", ashtu siç i quajnë vetë koalicionistët në KKSH.

“Bile bile po del se qenkan akorduar se problemi i librave do të zgjidhet duke respektuar ligjin. E kush e thotë këtë: ata që deklarofshin se „na me çdo kusht librat do t'i sjellim nga Kosova dhe nuk do të pyesim askënd. Po mirë për librat, po pse nuk u  fol për deklaratat e Stankoviqit se në Bujanoc na qenkan të „regjistruar 2 mijë 100 vjeçar“ dhe se në regjistrat e ri zgjedhor „nuk do ta përfillin matematikën shqiptare“, thuhet mes tjerash në reagimin e PVD-së.

Sipas tyre hipokrizia më e madhe është thënë në deklaratën e kryetarit të Preshevës se „kjo qeveri nuk po e dëgjon as Trupin koordinues“, thua se ky institucion ka paraqitur së paku një plan në të mirë të shqiptarëve.

“Ragmiu po ja bajka gajlen Trupit koordinues. Ky i Bujanocit, sikurse zakonisht, në temat e nxehta politike nuk përzihet, sepse, siç di ta thotë vetë „nuk hahet me budallallëqe“, është shkruar në reagimin e Partisë për Veprim Demokratik.

PVD ka nënvizuar se për hirë të korrektësisë duhet thënë se i vetmi nga partnerët koalicionit që ka vepruar drejt është Jonuz Musliu, së paku nuk ka dashtë me prezentu në një farsë politike të organizuar për të na hedhur pluhur syve./Titulli.com/

Stankoviq: Në vitin 2016 të zgjidhet problemi i teksteve shkollore në Luginë
Diplomat dhe tekstet shkollore jetike për shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration