PVD: Organi i përkohshëm në Preshevë, vendim tendecioz e diskriminues ndaj shqiptarëve
Lokale

PVD: Organi i përkohshëm në Preshevë, vendim tendecioz e diskriminues ndaj shqiptarëve

16.Sep.2017 19:07
0
Kryesia e përgjithshme së Partisë për Veprim Demokratik ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar situatëne fundit të krijuar në komunën e Preshevës pas emërimit te organit të përkohshëm dhe provokimet e situatës në Bujanoc me iniciativa për themelimin e pushtetit paralel.

Informatë për opinion nga mledhja e kryesisë së përgjithshme së PVD-së:

Situata aktuale në Preshevë pas vendimit të Qeverisë së Serbisë për formimin e Organit të përkohshëm, vendim ky i aprovuar me shkelje drastike ligjore, ishte tema e mbledhjes së Kryesisë të PVD-së të mbajtuar sot, me datë 16 Shtator.

Veprimi i fundit i Qeverisë së Serbisë, me vendimin e aprovuar për masat e përkoshme në Preshevë, vërtëton edhe njëherë logjikën e mbrapshtë dhe diskriminuese të autoriteteve serbe në drejtim të shqiptarëve. Kjo flet qartë se Qeveria e Serbisë në relacion me shqiptarët në vend të një politike demokratike proeuropiane preferon partneritete klienteliste.

Duke e cilësuar këtë vendim si tendecioz, manipulativ dhe antiligjorë e diskriminues ndaj të drejtave të shqiptarëve, meqë nuk është respektuar as fuqia politike e subjekteve përbërëse të Kuvendit të shpartalluar e as praktika ekzistuese nëpër komunat e tjera të Serbisë ku është respektuar kontinuiteti i kryetarëve të komunave edhe në organin e përkohshëm, PVD do të ndërmarrë veprimet e veta konkrete politike.

U vlerësua që do të ishte kontraproduktive që në këto kushte diskriminuese të merrë pjesë në organin e përkohshëm kryetarja e deritanishme e komunës.

PVD, menjëherë pas marrjes zyrtare të Vendimit, të njëjtin do ta kontestojë me padi në Gjykatën Administrative. Ndërkohë që në ditët në vijim, PVD, do të shqyrtojë mundësinë e ngrirjes së mandatit të deputeti popullor në Parlament.

Për këtë vendim antiligjor dhe manipulues, me të cilin cënohen interesat e shqiptarëve në Preshevë, PVD do të informojë misionet diplomatike në Beograd.

PVD, poashtu, cilëson si të rrezikshme provokimet e situatës në Bujanoc me iniciativa për themelimin e pushtetit paralel të cilave po i prinë deputeti i partisë së Presidentit të shtetit.

Preshevë, 
16 Shtator 2017

Këshilli për informim i PVD-së

 

 
Xhelal Memeti fillon aktivitetin politik në Partinë Demokratike, ofrojmë konsensus për të mirën e Preshevës (VIDEO)
Pika kufitare mes Kamenicës e Medvegjës ende jashtë funksionit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration